Botë SQBotë.Portal SQSvet.Slajder SQ

Bajden do ta presë Sholcin në Shtëpinë e Bardhë më shtatë shkurt

Presidenti amerikan, Xho Bajden do ta presë kancelarin gjerman Olaf Sholc në Shtëpinë e Bardhë më 7 shkurt, kumtoi sot zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Xhen Psaki.

Uashington, 27 janar 2022 (MIA) – Presidenti amerikan, Xho Bajden do ta presë kancelarin gjerman Olaf Sholc në Shtëpinë e Bardhë më 7 shkurt, kumtoi sot zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Xhen Psaki.

“Ata do të bisedojnë për obligimin që të vazhdojë përmes rrugës diplomatike dhe angazhimeve të përbashkëta për parandalimin e Rusisë për agresionin mbi Ukrainën”, tha ajo në kumtesë.
Në Paris dje u mbajt takim midis Rusisë dhe Ukrainës me ndërmjetësimin francezo-gjerman për zgjidhjen e krizës së Ukrainës, ndërsa në këtë përbërje është paralajmëruar takim i ri për dy javë në Berlin.
Takimi në Paris u mbajt pasi SHBA dhe NATO me shkrim iu përgjigjën kërkesave të Rusisë për qetësimin e tensioneve.
Rusia ka shpërndarë dhjetëra mijëra ushtarë në kufijtë e Ukrainës muajve të fundit, gjë që shkaktoi druajtje nga invazioni. Edhe pse Moska mohon çfarëdo projekti të tillë, Kremlini ka insistuar për garanci me shkrim për sigurinë e tij, duke e përfshirë edhe premtimin se Kievi nuk do t’i bashkohet NATO-s.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle