0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQMKD-AL SQPolitikë SQ

Azem Sadiki nga PDSH kalon në Aleancën për Shqiptarët

Kryetari i komunës së Studeniçanit nga radhët e PDSH-së, Azem Sadiki ka kaluar në partinë Aleanca për Shqiptarët (ASH).

Shkup, 5 nëntor 2021 (MIA) – Kryetari i komunës së Studeniçanit nga radhët e PDSH-së, Azem Sadiki ka kaluar në partinë Aleanca për Shqiptarët (ASH).

“Kryetari i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki, tanimë pjesë e familjes së madhe të Aleancës për Shqiptarët. Bashkë me të u bashkuan edhe strukturat lokale të cilët nuk pranuan pazare me pushtetin aktual. E drejta dhe e pastërta triumfoi!”, thuhet në njoftimin e ASH-së në Fejsbuk. fab/

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle