Evropë SQSvet.Slajder SQ

Avokatët e Navalnit ndaluan me punë për shkak të bllokimit të faqes së tyre

Shoqata e Avokatëve për të Drejtat e Njeriut, e cila është e lidhur me opozitarin rus Aleksej Navalni, sot ndërpreu punën me qëllim qa ta ruajë ekipin e saj.

Moskë, 19 korrik 2021 (MIA) – Shoqata e Avokatëve për të Drejtat e Njeriut, e cila është e lidhur me opozitarin rus Aleksej Navalni, sot ndërpreu punën me qëllim qa ta ruajë ekipin e saj.

Autoritet moskovike e bllokuan faqen e tyre me kërkesë të Prokurorisë.

Autoritetet ruse filluan një aksion para zgjedhjeve parlamentare në shtator për kufizim të punës së grupeve opozitare dhe mediave të pavarura, për të cilat autoritetet pohojnë se janë armiqësorë dhe kanë mbështetje nga jashtë.

Shoqata e Avokatëve Komanda 29 udhëhiqet nga Ivan Pavllovi, që e mbrojti Navalnin. Pavllovi është nën hetim që nga prilli, kur Rusia e akuzoi për zbulim të informacioneve të besueshme të njërit prej klientëve.

Komanda 29 e mohon akuzën se është e lidhur me OJQ-në çeke.

Navalni dje bashkëpunëtorët e tij inicuan hetime të shumta  për korrupsion të nivelit të lartë. Sipas Kremlinit bëhet fjalë për qëllime dashakeqe si pjesë e ndërhyrjes së jashtme, me qëllim që të destabilizohet Rusia. ar/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle