0_Sport,Portal SQSport SQ

Avdyl Salihu zgjidhet menaxher dhe matchmaker i vitit 2021

Avdyl Salihu është shpallur menaxher dhe matchmaker i vitit 2021 nga Federata profesionale e boksit të Maqedonisë së Veriut “Pro Boxing Macedonia”.

Shkup, 29 dhjetor 2021 (MIA) – Avdyl Salihu është shpallur menaxher dhe matchmaker i vitit 2021 nga Federata profesionale e boksit të Maqedonisë së Veriut “Pro Boxing Macedonia”.

Deri tek ky sukses, Salihu ka arritur me plot meritë, pasi me boksierët e tij si dhe me ndërmjetësimet që ka bërë për duele boksi u paraqit në shumë evente të njohura si në Gjermani, Zvicër, Itali, Belgjikë, Kosovë dhe në disa vende të tjera evropiane.

Ai poashtu vitin që po lëmë pas ka arrit të jetë promotor i dy eventeve të mëdha në Kosovë ku disa persona janë stolis edhe me tituj. Ndër titujt që ka ndërmjetësuar e që janë me vlera të veçanta në boksin profesionist kanë qenë WBC e IBF.

“Pas punës maksimale nëpër arenat e boksit profesional ku isha disa herë organizues i disa titujve me renome botërore, ja sot erdhi edhe shpërblimi nga Federata e boksit profesional të Maqedonisë duke më vlerësuar si menaxher dhe matchmaker i vitit 2021. Falënderoi shumë presidentin Darko Catleski i cili me ka mbështet maksimalisht nga fillimet e mia, poashtu ju jam mirënjohjes edhe bashkëpunëtorëve të mi në botë si dhe një falënderim i veçantë shkon edhe për Muharrem Gjocajn me të cilin po zhvillojmë projekte madhore dhe me të cilin kam përkrahje të parezervë. Planet e mia janë që vitin e ardhshëm të filloj me organizime edhe në Maqedoni, ku edhe kam caktuar disa qytete si Shkupi, Shtipi, Kërçova si dhe ajo qendrorja do jetë në qytetin e bukur të Strugës ku në ring do të paraqiten shumë emra të mëdhenj të boksit botëror”, tha Salihu.

Ndeshjet për tituj që ka ndërmjetësuar Salihu (Matchmaking) WBF Intercontinental – Middle Viktor Lonasku vs Oskar Fiko, UBO WORLD – Super Middle Kamer Maloku vs Boshko Mishiç, UBO WORLD YOUTH – Super Welter Edmond Zefi vs Christian Mazzon, UBO INTERNATIONAL – Cruser Labinot Xhoxhaj vs Marko Mononen, WBC YOUTH – Super Welter Nabil Mesaudi vs Edmond Zefi, WBC MEDITERAN – Light Heavy Malik Zinad vs Almir Skrelj, IBF INTERNATIONAL – Cruser Isaac Chamberlain vs Dilan Prashoviç. fab/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle