Botë SQBotë.Portal SQ

Autoritetet afgane u takuan me përfaqësuesit talebanë në Teheran

Një delegacion i Qeverisë afgane u takua sot me përfaqësues të talebanëve në Teheran, kumtoi Ministria iraniane e Punëve të Jashtme.

Teheran, 7 korrik 2021 (MIA) – Një delegacion i Qeverisë afgane u takua sot me përfaqësues të talebanëve në Teheran, kumtoi Ministria iraniane e Punëve të Jashtme.

Duke i bisedimet në Teheran, ministri i Punëve të Jashtme i Iranit, Mohamed Xhavad Zarifi paralajmëroi se “sot populli dhe liderët politikë të Afganistanit duhet të marrin vendime të vështira për të ardhmen e vendit të tyre”.

Kryenegociatori Sher Mohamed Abas Stabikzai e udhëheq delegacionin taleban, derisa ish nënkryetari afgan Junus Kanoni e prezanton Qeverinë, kumtoi Ministria iraniane.

Autoritetet afgane dje premtuan se do t’i kthejnë të gjitha zonat e humbura nga talebanët, sepse tërheqja e forcave amerikane është nga fundi.

Qindra komando janë sistemuar që ta kundërshtojnë ofensivën kryengritëse në pjesën veriore të vendit, një ditë pasi mbi 1.000 trupa qeveritarë janë tërhequr në Taxhikistanin fqinj.

Talebanët sot e sulmuan kryeqytetin e provincës Badgis, Kalat-i-Nau, selinë e parë rajonale ku hynë nga fillimi i ofensivës së tyre të fundit, kumtuan autoritet lokale.

Kryengritësit tashmë i kontrollojnë të gjitha vendet përreth në provincën Badgis. ar/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle