0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQLajme nga komunat SQLink i drejtpërdrejtë SQ

Automjete zjarrfikëse nga Bullgaria përfshihen në shuarjen e zjarreve në rajonin e Pehçevës

– Ndihma e cila ishte paralajmëruar nga Bullgaria nga pesë automjete zjarrfikëse mbërriti në rajonin kritik të kapluar nga zjarri në mëhallën Pasjak në fshatin Istevnik i Ri.

Pehçevë, 4 gusht 2021 (MIA) – Ndihma e cila ishte paralajmëruar nga Bullgaria nga pesë automjete zjarrfikëse mbërriti në rajonin kritik të kapluar nga zjarri në mëhallën Pasjak në fshatin Istevnik i Ri.

Në bisedë me kryetarin e Dellçevës, Goran Trajkovski dhe kompetentët tjerë, është vendosur që katër automjete të shkojnë kah Pehçeva sepse atje situata është më alarmante, përderisa një automjet zjarrfikës do të përfshihet në shuarjen e zjarrit në Pasjak.

Me kolonën e automjeteve ishin edhe automobila të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të cilët i prinin kolonës në rrugën drejtë Pehçevës. Pritet që menjëherë pas mbërritjes të përfshihen në shuarjen e zjarrit i cili vërehet në pesë kilometra para hyrjes në Pehçevë.

Për momentin më i rrezikuar është rajoni para hyrjes në Pehçevë ku vërehet tym i dendur. fc/

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Mbylle
Butoni Kthehu në krye
Mbylle