0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Ballina – Sllajder SQMakedonija.Slajder SQShoqëri SQ

Asnjë nga pacientët me llojin delta nuk është vaksinuar

 – Asnjë nga pacientët pozitivë me kovid te të cilët është detektuar lloji delta i SarsCov2 nuk është vaksinuar për Kovid-19, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Shkup, 6 korrik 2021 (MIA) – Asnjë nga pacientët pozitivë me kovid te të cilët është detektuar lloji delta i SarsCov2 nuk është vaksinuar për Kovid-19, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Pas anketave të bëra me pacientët, theksojnë nga Ministria, është konfirmuar se askush nga ata nuk ka marrë asnjë dozë të vaksinës, gjegjësisht as nuk janë vaksinuar, e as rivaksinuar.

“Nga numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë, te të cilët është konfirmuar prani e llojit delta, vetëm një është në gjendje shumë të rëndë. Bëhet fjalë për pacient, i cili tetë-nëntë ditë pasi i ishin paraqitur simptoma të Kovid-19, ka refuzuar të shkojë në mjek dhe ishte në izolim shtëpiak”, informojnë nga MSH.

Për momentin, shtojnë, po bëhen anketa epidemiologjike të anëtarëve të tjerë të familjes së dy të hospitalizuarve, të cilët jetonin në bashkësi dhe ka mundësi që të konfirmohet edhe te ata prani e llojit indian të virusit.

Ministria e Shëndetësisë ju bën thirrje qytetarëve për vaksinim sa më masiv, si dhe respektimin e rekomandimeve themelore për mbrojtje nga Kovid-19.

“Të gjitha vaksinat me të cilat disponojmë janë të sigurta dhe efikase dhe janë mënyra e vetme për mbrojtje nga Kovid-19”, theksojnë nga MSH. fc/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle