0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQMakedonija.Slajder SQMKD-AL SQShoqëri SQZgjedhjet Lokale 2021

ASHMAA: Heshtja fillon më 30 tetor dhe përfundon në ora 19:00 më 31 tetor

Agjencia për Shërbime mediatike audio dhe audiovizuale i njofton radiodifuzerët se prej 30 tetorit, e deri më 31 tetor në ora 19:00 vlejnë rregullat për heshtje zgjedhore.

Shkup, 28 tetor 2021 (MIA) – Agjencia për Shërbime mediatike audio dhe audiovizuale i njofton radiodifuzerët se prej 30 tetorit, e deri më 31 tetor në ora 19:00 vlejnë rregullat për heshtje zgjedhore.

Gjatë heshtjes, mediumet vazhdojnë të raportojnë për procesin zgjedhor, por ndërpriten të gjitha llojet e paraqitjes mediatike zgjedhore, të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore, potencojnë nga ASHMAA.

Sipas Kodit zgjedhor, për shkelje të heshtjes zgjedhore llogaritet emetimi i informatave të ndryshme, fotografi, materialeve audio dhe audiovizuale lidhur me ose ku marrin pjesë pjesëmarrës në zgjedhje, lloje të ndryshme të  raportimeve mediatike, të cilat janë hapur ose fshetas në funksion të ndonjë fushate dhe mund të ndikojnë  në vendimin e zgjedhësve, të dhëna me të cilat zbulohet identiteti i subjekteve politike dhe/ose individëve të përfshirë në incidente dhe parregullsi në ditën e votimit, si dhe deklarata nga kandidatë në procesin zgjedhor, nga përfaqësues të partive politike dhe nga bartës të funksioneve në organet e pushtetit. bsh/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle