
Shkup, 30 shtator 2021
Që në tre ditët e para të fushatës parazgjedhore, regjimi aktual me armë zjarri dhe akte vandale tenton të dëmtojë rëndë procesin zgjedhor. Ne po përballemi me oponentë që nuk dinë çfarë janë zgjedhje
demokratike dhe të qytetëruara, por këto janë shqelmat e tyre të fundit.
Fillimisht në Çair, ndërsa së fundmi edhe në Zhelinë, hapjet e shtabeve komunale të BDI-së shoqërohen me krisma, ndërsa në pamje shihen zyrtarë të lartë duke duartrokitur dhe mbështetur këto akte.
Përveç deputetëve dhe funksionarëve të tjerë, në aktin e fundit në Zhelinë prezent ishte edhe zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu.
Kujtojmë se askush nuk u përgjigj për gjuajtjet me armë në fitoren e vjedhur të para 4 viteve ne Çair, andaj ne jemi të bindur se as tani nuk do të ketë asnjë masë, sepse prokuroria është në duart e ish ministrit të BDI-së dhe ligji për ta nuk vlen. Qeveria e dyshes BDI-PDSH që manipuloi zgjedhjet në Çair që nga 2013 s’ka epilog. Edhe
pazarxhiu tjetër dënohet e i ripërsëritet lënda vetem sepse u shërben shkëlqyeshëm shërbimeve sekrete. Akti i dëmtimit të materialeve zgjedhore në Tetovë po ashtu është këmbanë për institucionet e vendit e
sidomos për bashkesinë ndërkombëtare, misionet monitoruese dhe Bashkimin Evropian.
Pyesim publikisht Kryeministrin Zoran Zaev, a janë strategji e Qeverisë incidentet me armë dhe demolimi i materialit zgjedhor në Shkup e Tetovë, pasi tanimë u zbuluan se partnerët e tij po i kryejnë këto akte?
Duam ti ftojmë qytetarët që të mos shqetësohen. Këto janë shqelmat e fundit sikur të atij kalit para ngordhjes, pra këto janë veprime të partive që humbin. Edhe në të kaluarën kemi parë parti që kanë bërë gjeste të tilla dhe sot luftojnë për mbijetesë.
Aleanca për Shqiptarët
______________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.