0_Maqedoni.Portal SQPartitë politike SQTekste origjinale SQ

ASH: Me aktgjykimin për lirimin e Mijalkovit, koalicioni LSDM-BDI dha frytin e rradhës

Dje ishim dëshmitarë të konfirmimit të koalicionit të krimit dhe korrupsionit SDSM-BDI, të cilin u munduan ta arsyetojnë me alibi qesharake. Sot dolën arsyet dhe frytet e vërteta të këtij koalicioni. Gjykata Penale në Shkup shpalli të pafajshëm ish drejtorin e DSK-së, Sasho Mijalkov, partner në bizneset dhe tenderët e dy partive të regjimit hibrid. Mijallkov u shpall i pafajshëm në një lëndë që ishte një nga atributet kryesore që përdorte Zoran Zaev në fushatë si opozitarë, dhunën dhe krimin e porositur. Ndërkohë kemi dëgjuar eksponentë të dy partive që flasin herë për partizim të gjyqësorit, herë për veting, e herë për tregti me gjykatës e prokuror.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle