0_Maqedoni.Portal SQMKD-AL SQPolitikë SQ

ASH: Kjo Qeveri nuk ka kapacitet dhe gatishmëri për zgjedhje të lira

leanca për Shqiptarët (ASH) ka dalë me qëndrim rreth zërave për zgjedhje eventuale të parakohshme parlamentare. Sipas kësaj partie, kjo Qeveri me ciklet e fundit ka dëshmuar se nuk ka kapacitet dhe gatishmëri për zgjedhje të lira.

Shkup, 3 nëntor 2021 (MIA) – Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka dalë me qëndrim rreth zërave për zgjedhje eventuale të parakohshme parlamentare. Sipas kësaj partie, kjo Qeveri me ciklet e fundit ka dëshmuar se nuk ka kapacitet dhe gatishmëri për zgjedhje të lira.

“Ne vlerësojmë se nuk mund të ketë zgjedhje të lira me BDI-në në pushtet. Kjo Qeveri, me ciklet e fundit ka dëshmuar se nuk ka kapacitet dhe as gatishmëri për zgjedhje të lira, fer dhe demokratike. Nuk mund të flasim për demokraci kur i gjithë shteti vihet në shërbim të partive në pushtet, qytetarët kërcënohen dhe shantazhohen, ndërsa votat blihen dhe vidhen”, kanë thënë në ASH. fab/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle