0_Maqedoni.Portal SQMKD-AL SQPartitë politike SQPolitikë SQTekste origjinale SQ

ASH-Alternativa: BDI krahas presionit të administratorëve dhe pedagogëve për në tubime, keqpërdor edhe fëmijët në fushatën parazgjedhore!

Si duket, BDI-së i nuk i mjafton presioni ndaj administratorëve dhe arsimtarëve e profesorëve duke i kërcënuar e shantazhuar ato që të marrin pjesë në tubimet e tyre parazgjedhore në fushatë, ky subjekt politik nuk po i kursen as fëmijët duke i përdorur dhe keqpërdorur ata në kampanjat e tyre parazgjedhore, duke i shkelur rëndë  të drejtat e fëmijëve.

Shkup, 6 tetor 2021

Si duket, BDI-së i nuk i mjafton presioni ndaj administratorëve dhe arsimtarëve e profesorëve duke i kërcënuar e shantazhuar ato që të marrin pjesë në tubimet e tyre parazgjedhore në fushatë, ky subjekt politik nuk po i kursen as fëmijët duke i përdorur dhe keqpërdorur ata në kampanjat e tyre parazgjedhore, duke i shkelur rëndë  të drejtat e fëmijëve.

Ky fenomen po përsëritet shpeshherë në tubimet e BDI-së. Rasti i fundit ishte ai  i keqpërdorimit të  fëmijëve  nga  kandidatja  për Kryetare të Komunës së Tetovë nga radhët e BDI-së, znj. Teuta Arifi , e cila kishte publikuar foto në profilin e saj zyrtar me fëmijët e Klubit të Boksit “Shkëndija NoLimit” duke tentuar që të fitojë pikë politike. Ky gjest i shëmtuar i Teuta Arifit duke u fotografuar me fëmijë në mes të kampanjës  na kujton edhe më shumë së Kryetarja në ikje nuk ka bërë asgjë për fëmijët e Tetovës, duke i lënë ata pa asnjë park për fëmijë, pa kënd lojërash për ta, pa aktivitete sportive  dhe pa sy e faqe shkon e fotografohet me fëmijë në kohë fushate.

Tubimet e BDI-se dhe hapjet e shtabeve të kësaj partie po bëhen gjithnjë e më të rrezikshme për shkak rafalëve dhe krismave të armëve, andaj kjo përbën një rrezik edhe më shumë për fëmijët  dhe të tjerët që mund të ndodhen në ndonjë  shtab të BDI-së, si ai në Çair apo në Zhelinë.

Kërkojmë nga Misioni i OSBE dhe ODIHR në Maqedoninë e Veriut, që ta evidentojnë këtë shqetësim në raportin e tyre për fushatën parazgjedhore, dhe  gjithashtu i bëjmë thirrje edhe Ambasadës së parë për Fëmijë në Maqedoni “Megjashi”, që të ngrejë zërin për shkeljen e të drejtave të fëmijëve, të cilët po keqpërdoren në kampanja parazgjedhore.

ASH-AAA

______________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle