0_Maqedoni.Portal SQMakedonija.Slajder SQPartitë politike SQPolitikë SQZgjedhjet Lokale 2021

Arsovska: Shilegov të japë llogari se ku i shpenzoi 12 milionë euro nga shitja e Shtëpisë së Qytetit

Kandidatja e pavarur për kryetare të Qytetit të Shkupit, Danella Arsovdka pohon se kryetari aktual i Qytetit të Shkupit, Petre Shilgov ka shpallur konkurs për blerjen e shtëpisë së re të qytetit, “në mënyrë kundërligjore dhe në mes të zgjedhjeve”. Sipas saj, për këtë qëllim janë planifikuar 11 milionë euro.

Shkup, 13 tetor 2021 (MIA) – Kandidatja e pavarur për kryetare të Qytetit të Shkupit, Danella Arsovdka pohon se kryetari aktual i Qytetit të Shkupit, Petre Shilgov ka shpallur konkurs për blerjen e shtëpisë së re të qytetit, “në mënyrë kundërligjore dhe në mes të zgjedhjeve”. Sipas saj, për këtë qëllim janë planifikuar 11 milionë euro.

“Në vend se të shpenzohen 11 milionë euro për zyre të reja luksoze për kryetarin e Qytetit, ato mjete do t’i investojmë në krijim të së ardhmes për të rinjtë. Në kohën kur të rinjtë po largohen nga vendi, në kohën kur shumë pak po investohet në të ardhmen e tyre, në kohë kur kemi aq gjëra të parregulluara në Shkup, kryetari i Qytetit në largim prioritet e ka furnizimin e hapësirës për zyre luksoze për të”, tha Arsovska.

Arsovska paralajmëroi se si kryetare e ardhshme e Qytetit do të investojë në krijimin e një të ardhme më të mirë për të rinjtë. Ajo premton se një pjesë e këtyre 11 milionëve do t’i ridedikonte për rinovim të kazermës së vjetër në Aerodrom. Q cila në bashkëpunim me Komunën e Aerodromit, do të shndërrohej në qendër për inxhiniering softuerik dhe hab për kompani TI startap inovative,

Në pyetjen e MIA-s, se cili është plani i Danella Arsovskës për shtëpinë e qytetit kur tashmë publikisht dihen kushtet në të cilat punojnë të punësuarit në barakat aktuale, ajo u përgjigj se për çudinë e saj të madhe tashmë kishte shtëpi të qytetit dhe e njëjta është shitur.

“Dhe tani në këto kushte në çfarë faze është qyteti jashtë nuk dëshiron të japë llogari se ku i shpenzoi ato 12 milionë euro, ndërkaq konkursi i cili është shpallur në mënyrë të paligjshme mu në mes të zgjedhjeve tregon se 11 milionë euro do t’i dedikojë për këtë qëllim dhe do t’i paguajë me këste. Është koha që dikush të thotë se çka bëri katër vite, të sigurojë kushte më të mira për këta njerëz që punojnë atje. Administrata e qytetit duhet të jetë fuqishëm e motivuar. Kam me të vërtetë plan të mirë se si ta bëj këtë, megjithatë jo përmes shpenzimit pa hesap të parave të të gjithë shkupjanëve”, premton Arsovska.

Ajo theksoi se të gjithë duhet të jenë të kënaqur, administrata e qytetit duhet të jetë fuqishëm e motivuar, megjithatë edhe fuqishëm e motivuar për të dhënë shërbime cilësore për të gjithë shkupjanët. ab

Butoni Kthehu në krye
Mbylle