0_Maqedoni.Portal SQPartitë politike SQZgjedhjet Lokale 2021

Arsovska: Pesë mega parqe të reja në Shkup

Kandidatja e pavarur për kryetare të Shkupit Danella Arsovska parasheh ndërtimin e pesë mega parqeve të reja në komunat Gazi Babë, Çair, Aerodrom, Kisella Vodë dhe Gjorqe Petrov, sipas shembullit të parkut të qytetit.

Shkup, 3 tetor 2021 (MIA) – Kandidatja e pavarur për kryetare të Shkupit Danella Arsovska parasheh ndërtimin e pesë mega parqeve të reja në komunat Gazi Babë, Çair, Aerodrom, Kisella Vodë dhe Gjorqe Petrov, sipas shembullit të parkut të qytetit.

Sipas Arsovskës, parku i qytetit i lënë pas dore dhe pamundësia për të siguruar më shumë hapësira të gjelbra në qytet është një nga problemet e banorëve të Shkupit.

Ajo theksoi se parqet do të ndërtohen me pajisje urbane, zona sportive dhe shtigje për këmbësorë. Si pjesë e programit dhe realizimit të këtij projekti për ndërtimin e pesë mega -parqeve të reja, Arsovska tha se qyteti është i përkushtuar që të mbjell 100,000 fidanë të reja çdo vit.

“Ne nuk kemi mundësi tjetër përveçse Shkupi të bëhet një qytet i vërtetë ekologjik dhe i qëndrueshëm. Nëse duam ajër të pastër, një mjedis të bukur jetese dhe vende për rekreacion, ne duhet të investojmë në to. Nuk ka më justifikime dhe vonesa. Shkupi duhet të ketë zgjidhje të shpejta dhe të sigurta”, shtoi Arsovska. mb/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle