0_Maqedoni.Portal SQPartitë politike SQZgjedhjet Lokale 2021

Arsovska nga Buteli: Do të mundësojmë gazifikimin deri te çdo amvisëri me subvencionim të kyçjes, lidhje të Butelit me Gazi Babën

Nuk do të ketë më lagje të harruara, të gjitha ato vendbanime të cilat janë harruar në Shkup gjatë këtyre katër viteve, e jetojnë në kushte substandarde, me program të posaçëm për Lubotenin, Lubancin, Radishanin dhe të gjitha të tjerat, do të fillojmë me zgjidhjen e problemeve që nga dita e parë, porositi Danella Arsovska, kandidatja e pavarur për kryetare të qytetit të Shkupit nga Buteli.

Shkup, 8 tetor 2021 (MIA) – Nuk do të ketë më lagje të harruara, të gjitha ato vendbanime të cilat janë harruar në Shkup gjatë këtyre katër viteve, e jetojnë në kushte substandarde, me program të posaçëm për Lubotenin, Lubancin, Radishanin dhe të gjitha të tjerat, do të fillojmë me zgjidhjen e problemeve që nga dita e parë, porositi Danella Arsovska, kandidatja e pavarur për kryetare të qytetit të Shkupit nga Buteli.

Arsovska potencoi se shkupjanët dhe banorët e Butelit meritojnë të jetojnë në qytet të bukur dhe vendbanime të rregulluara, ndërsa kandidati Darko Kostovski do të ketë përkrahës të vërtetë tek qyteti dhe së bashku do të realizohet tërë ajo që është parashikuar dhe projektuar me programin.

“Do të mundësojmë të ketë gazifikim për çdo amvisëri dhe do të subvencionohet kyçja për të njëjtin, ndërsa për këtë pjesë të Shkupit do të mundësojmë qarkore të brendshme, e cila do t’i lidhë Gazi Babën dhe Butelin me lagjet tjera, ky është bulevardi i ri “Kroacia”, që poashtu është premtuar, por nuk u realizua, ndërsa ne do ta bëjmë, dhe i njëjti do të mundësojë lidhje më të mirë dhe të sigurtë të komunës së Gazi Babës me Butelin dhe Çairin”, tha Arsovska.

Ajo theksoi se në qytet do të ketë sistem të mençur digjital për funksionim, si dhe rritje të subvencioneve për biçikleta elektrike dhe trotinetë, ndërsa nuk do të ketë derë të mbyllur në qytetin e Shkupit për asnjë banor të Butelit. bsh/

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle