0_Maqedoni.Portal SQMakedonija.Slajder SQPartitë politike SQZgjedhjet Lokale 2021

Arsovska në takim me qytetarët në Parkun e Qytetit

Kandidatja e pavarur për kryetare të Shkupit, Danella Arsovska sot në parkun e Qytetit pati takim me qytetarët e Shkupit, kumtuan nga kabineti i Arsovskës.

Shkup, 23 tetor 2021 (MIA)  – Kandidatja e pavarur për kryetare të Shkupit, Danella Arsovska sot në parkun e Qytetit pati takim me qytetarët e Shkupit, kumtuan nga kabineti i Arsovskës.

“Qytetarët e të gjitha lagjeve të Shkupit erdhën edhe personalisht të më njoftojnë dhe të bisedojnë me, siç thanë, kryetaren e tyre të ardhshme. Ata në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë diskutuar me Arsovskën për programin dhe vizionin për Shkupin modern”, informojnë nga shërbimi për shtyp i kabinetit të Arsovskës.

Qytetarët, siç thuhet në kumtesën e Arsovskës, në takim shprehën zhgënjimin e tyre me gjendjen aktuale në qytet, mangësitë e mëdha në funksionimin dhe menaxhimin e shërbimeve të qytetit, ndotjen dhe papastërtitë në qytet.

Në të njëjtën kohë, në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të shoqatave dhe asociacioneve qytetare që kërkuan plotësimin e nevojave specifike për grupe të caktuara të qytetarëve dhe përshtatjen e infrastrukturës së qytetit për nevojat e të gjithëve.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle