0_Maqedoni.Portal SQMakedonija.Slajder SQPartitë politike SQZgjedhjet Lokale 2021

Arsovska në takim me pronarët e objekteve industriale: Shërbime komunale në dispozicion dhe infrastrukturë më e mirë

Kandidatja e pavarur për kryetare të Shkupit e mbështetur nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni Danella Arsovska sot pati takim me pronarët e objekteve industriale në Komunën  Aerodromit.

Shkup, 21 tetor 2021 (MIA) – Kandidatja e pavarur për kryetare të Shkupit e mbështetur nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni Danella Arsovska sot pati takim me pronarët e objekteve industriale në Komunën  Aerodromit.

Ajo u premtoi zyrë komunale në dispozicion prej 24 orëve për të gjitha nevojat e tyre me çka do ta mbarojnë punën pa humbur kohë dhe pritje të panevojshme.

Pronarët kërkuan zgjidhje të mira komunikacioni që të mos bëhen kolona dhe tollovi të panevojshme, duke vlerësuar se transporti me autobusë që i sjellë të punësuarit është i ngadalshëm dhe jo i rregullt, ndërsa e gjithë kjo reflektohet mbi punën e tyre dhe mbi funksionimin e firmave.

Sipas tyre, kompanitë e vogla dhe të mesme pësojnë për shkak të infrastrukturës jofunksionale, lidhjen e keqe rrugore me pjesët e tjera të qytetit. shk/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle