0_Maqedoni.Portal SQLajme nga komunat SQShkup SQZgjedhjet Lokale 2021

Arsovska: Në bashkëpunim me organizatat qytetare turke do të krijojmë politika dhe strategji për zhvillim të qytetit

Kandidatja për kryetare të qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, sot ishte në takim me Unionin e Organizatave Qytetare Turke të Maqedonisë së Veriut (MATUSITEB) në të cilën e dha mbështetjen e saj për punën e kësaj organizate dhe premtoi se do ta ndërtojë komunikimin në interes të kultivimit të kulturës dhe traditave të cilat i kanë dy popujt e afërt.

Shkup, 13 tetor 2021 (MIA) – Kandidatja për kryetare të qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, sot ishte në takim me Unionin e Organizatave Qytetare Turke të Maqedonisë së Veriut (MATUSITEB) në të cilën e dha mbështetjen e saj për punën e kësaj organizate dhe premtoi se do ta ndërtojë komunikimin në interes të kultivimit të kulturës dhe traditave të cilat i kanë dy popujt e afërt.

Përfaqësuesit e MATUSITEB para Arsovskës e prezantuan punën dhe projektet e organizatës, si dhe angazhimet për ndërtimin e relacioneve miqësore dhe potencialeve për bashkëpunim më të gjerë.

“Shkupi është qytet multireligjioz, multikulturor dhe multietnik dhe me rëndësi të madhe është mbështetja të cilën e kemi nga të gjitha organizatat në interes të zhvillimit të ekonomisë, vlerave shoqërore dhe kulturore të qytetit. Jeta dhe bashkëjetesa e përbashkët është pasuri të cilën e ka Shkupi dhe ne këtë do ta ngrisim në nivel më të lartë, mbi politikën, do ta bëjmë metropol evropian i cili e kultivon traditën, ndërsa në të njëjtën kohë sheh kah e ardhmja. Shkupi do të jetë qytet i të gjitha bashkësive”, deklaroi Arsovska në takim.

Në takim është biseduar edhe për Çarshinë e Vjetër të Shkupit, si simbol i bashkimit, bashkëjetesës dhe afrimit të dallimeve.

“Çarshia e Vjetër e Shkupit është vend i preferuar i shumë shkupjanëve, e veçantë dhe e mbushur me traditë dhe përfaqëson pikë referimi të qytetit. Nuk ka ndonjë që nuk e ka vizituar dhe nuk ka mbetur i mahnitur nga ajo. Ajo është qendra e grumbullimit të të gjitha gjeneratave, shumë artistëve, turistëve. Jeton në frymën e traditës dhe fsheh rrëfime interesante për një të kaluar e cila ka lënë shenjë në çdo skaj. Çarshia e Shkupit i posedon vlerat që ne duhet t’i promovojmë dhe përforcojmë me bashkëpunim të përbashkët dhe me përfshirjen e organizatave qytetare turke në krijimin e politikave dhe strategjive për zhvillim”, deklaroi Arsovska.

Bashkësia turke gjithnjë ka kontribuuar dhe do të vazhdojë të kontribuojë për zhvillim ekonomik të qytetit, por edhe për përforcimin e strukturës sociale dhe pasurimin e kulturës, përfunduan në takimin përfaqësuesit e MATUSITEB dhe Arsovska. fc/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle