0_Maqedoni.Portal SQLajme nga komunat SQPolitikë SQShkup SQZgjedhjet Lokale 2021

Arsovska: Këshilli i të rinjve, të gjitha informacionet me një klik, e-qendër kulturore rinore – pjesë e projekteve

- Kandidatja për kryetare e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska në panel-diskutimin e sotëm në temë "Të rinjtë në qytetin e Shkupit, të rinjtë në qendër", theksoi se në epokën e digjitalizimit nevojitet të investohet në të rinjtë të cilët janë pjesë ose të cilët kanë afinitete në industrinë TIK (informatike, komunikimi dhe telekomunikimit).

Shkup, 25 tetor 2021 (MIA) – Kandidatja për kryetare e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska në panel-diskutimin e sotëm në temë “Të rinjtë në qytetin e Shkupit, të rinjtë në qendër”, theksoi se në epokën e digjitalizimit nevojitet të investohet në të rinjtë të cilët janë pjesë ose të cilët kanë afinitete në industrinë TIK (informatike, komunikimi dhe telekomunikimit).

“Vizioni im për Shkupin parasheh mundësimin e kushteve bashkëkohore për mësim për fëmijët tanë. Duhet të kemi modele adekuate për mbajtjen e procesit arsimor për të rinjtë dhe ata e meritojnë këtë në shekullin 21. Me zgjidhje të shpejta dhe efikase do t’iu tregojmë të gjithë të rinjve tanë se vendin e kanë këtu, në shtëpi dhe se duhet të qëndrojnë në Shkup”, theksoi Arsovska.

“Do të investojmë jo vetëm në mjete themelore, por edhe në pajisje informatike për secilin nxënës me të cilin mund të ketë në dispozicion edhe çdo mësimdhënës. Do t’iu ndihmojmë sipërmarrësve të rinj. Në kuadër të QKR përmes procesit të sipërmarrësisë sociale dhe në bashkëpunim me sektorin joqeveritar do të fillojë me punë Qendra për Sipërmarrësi Rinore”, deklaroi Arsovska në panel-diskutimin e sotëm me të rinjtë në komunën Qendër. fc/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle