Kronikë SQKronikë.portal SQShoqëri SQ

Arrestohet një person për shkaktimin e zjarrit tek “Varrezat franceze” në Shkup

Nëpunësit e policisë dje në rrugën “Samoilova” në Shkup e privuan nga liria shkupjanin 87-vjeçar H.R. për shkak të dyshimit se ka shkaktuar zjarr në afërsi të "Varrezave franceze" në të njëjtën rrugë, me ç’rast është djegur bari i thatë dhe i cili së shpejti është shuar nga ekipi i Brigadës së zjarrfikësve Shkup, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle