0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQMKD-AL SQPartitë politike SQPolitikë SQ

Arjanit Hoxha zgjidhet shef i Shtabit zgjedhor të Lëvizjes Besa

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, njëherësh edhe sekretar i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha në Fejsbuk bëri të ditur se sot është zgjedhur për shef të Shtabit zgjedhor të partisë në zgjedhjet lokale.

Shkup, 22 korrik 2021 (MIA) – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, njëherësh edhe sekretar i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha në Fejsbuk bëri të ditur se sot është zgjedhur për shef të Shtabit zgjedhor të partisë në zgjedhjet lokale.

“Sot u mbajt mbledhja e rregullt e kryesisë qendrore të Lëvizjes BESA. Në këtë takim u diskutuan disa pika të rëndësishme në prag të zgjedhjeve lokale”, ka shkruar Hoxha.

Ai thekson se kryesia qendrore e partisë me mbështetje unanime i ka propozuar Kuvendit Qendror ta zgjedh për shef Shtabi për zgjedhjet lokale të vitit 2021.

“Ndihem i privilegjuar që do t’i prijë edhe një procesi të rëndësishëm për partinë dhe për gjithë aktivistët e Lëvizjes BESA”, thekson Hoxha në postimin në Fejsbuk. fab/

 

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle