Evropë SQEvropë.Portal SQSvet.Slajder SQ

Anulohet protesta në Amsterdam pas dhunës në Roterdam

Protesta kundër masave epidemiologjike e paralajmëruar për sot në Amsterdam është anuluar pas dhunës së mbrëmshme në protestat në Roterdam, kumtuan organizatorët.

Amsterdam, 20 nëntor 2021 (MIA) – Protesta kundër masave epidemiologjike e paralajmëruar për sot në Amsterdam është anuluar pas dhunës së mbrëmshme në protestat në Roterdam, kumtuan organizatorët.

Turmat e protestuesve e ndezën një automjet dhe hidhnin gurë ndaj policisë e cila u përgjigj me të dhëna paralajmëruese dhe topa uji gjatë protestave mbrëmë në Roterdam kundër kufizimeve për shkak të Kovid-19, njofton DPA.

Zëdhënësja e policisë lokale deklaroi se ka pasur të shtëna paralajmëruese, por edhe të shtëna në caqe, pasi situata ka qenë “e rrezikshme për jetën”. Sipas policisë, shtatë persona janë lënduar, me siguri për shkak të shtënave paralajmëruese, por arsyen e saktë do ta përcaktojë hetimi.

Për shkak të trazirave, trenat drejt dhe nga qyteti port janë suspenduar deri në njoftimin e mëtejmë, ndërsa nuk janë paraparë autobusë për ata që duan të udhëtojnë.

Protestat e thirrura prej disa organizatave, ishin kundër planeve të qeverisë për të vendosur certifikatë shëndetësore për shkak të numrit të rritur të rasteve të koronavirusit në Holandë. Sipas masës, vetëm personat e vaksinuar dhe ata që e kanë kaluar Kovid-19 do t’u lejohet të marrin pjesë në ngjarjet publike, në kafene dhe restorante.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle