Botë SQBotë.Portal SQSvet.Slajder SQ

Anketë: Japonezët nuk besojnë në sigurinë e Lojërave olimpike

Së paku 68 për qind e japonezëve nuk besojnë se Lojërat e ardhshme olimpike në Tokio do të jenë të sigurta, siç premtoi Qeveria, tregojnë rezultatet nga anketa në gazetën “Asahi”.

Tokio, 19 korrik 2021 (MIA) – Së paku 68 për qind e japonezëve nuk besojnë se Lojërat e ardhshme olimpike në Tokio do të jenë të sigurta, siç premtoi Qeveria, tregojnë rezultatet nga anketa në gazetën “Asahi”.

Përderisa 21 për qind e të anketuarve deklaruan se kanë besim në premtimin e Qeverisë. Në të njejtën kohë, 76 për qind e të anketuarve e mbështesin vendimin që një numër I madh I ndeshjeve të mbahen pa publik, ndërsa 17 për qind janë deklaruar kundër.

Anketa është mbajtur më 17 dhe 18 korrik përmes telefonave celular dhe fiks, me ç’rast janë hetuar 1.444 qytetarë të rritur.

Rezultatet nga anketa e agjencisë Kjodo, të publikura dje, tregojnë se 87 për qind e të anketuarve druajnë se LO mund të çojnë drejt përhapjes më të madhe të llojeve të reja të Kovid-19 në Japoni. ab/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle