0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQShoqëri SQ

Angellov: Shteti përgatitet për periudhën e ardhshme dimërore dhe për reshje më të rrëmbyeshme të borës

Qendra për menaxhim me kriza është e gatshme të jetë në dispozicion për të gjitha organet dhe institucionet, por edhe qytetarëve në periudhën e ardhshme dimërore kur janë të mundshme reshje më të rrëmbyeshme të borës. Shteti ka plan për aksion në kushte të tilla, para së gjithash në drejtim të mbajtjes së rrugëve magjistrale dhe rajonale. Problem paraqet numri i pamjaftueshëm i automjeteve dhe mekanizmit me të cilin disponon NP "Rrugët e Maqedonisë" dhe defektet e tyre të shpeshta. Gjithashtu, nevojitet edhe vetëqeverisje lokale që të përgatiten duke e pasur parasysh atë që rrugët lokale janë nën kompetencën e tyre.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle