0_Web_Aktuale SQBiznes SQBiznes.portal SQBiznis.Slajder SQEkonomi SQMakedonija.Slajder SQ

Angellovska – Bezhoska në konferencë në KB: Bankat me përkushtim gjithnjë e më të madh të kredive të gjelbra – vitin e kaluar rritje prej 23 për qind

- Ndryshimet klimatike mund të ndikojnë në qëndrueshmërinë e çmimeve dhe qëndrueshmërinë financiare, gjegjësisht ndaj qëllimeve të bankave qendrore. Prej aty, bankat qendrore, veçanërisht të ekonomive më të zhvilluara, gjatë periudhës së kaluar iu kushtojnë gjithnjë e më shumë kujdes financave të gjelbra. Banka Popullore deri më tani ka ndërmarrë më shumë aktivitete për atë qëllim, përfshirë edhe përcaktimin e financave të gjelbra si qëllim strategjik dhe anëtarësim drejtë Rrjetit Ndërkombëtar për Financa të Gjelbra. Këtë e theksoi guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska Bezhoska, në Konferencën vjetore të Kombeve të Bashkuara: "Si të sigurohet financim i zhvillimit të qëndrueshëm", në panel diskutimin "Çka mund të bëjnë bankat dhe kompanitë për zhvillimin e qëndrueshëm?"

Butoni Kthehu në krye
Mbylle