0_Maqedoni.Portal SQMKD-AL SQShoqëri SQ

Angelloski: Të investohet më shumë energji në zhvillimin e bashkëpunimit rajonal

Duhet të investojmë më shumë energji në zhvillimin e bashkëpunimit rajonal dhe në të njëjtën kohë të shfrytëzojmë ndikimin e Qeverisë dhe institucioneve tjera për të kontribuar në përshpejtimin e këtij procesi, i cili është i vonuar. Avancimi i bashkëpunimit rajonal kërkon disa reforma thelbësore që do të ofrojnë mundësi për udhëtime të shpejta, pra qarkullim të shpejtë të mallrave dhe njerëzve, si dhe digjitalizim, i cili do të lehtësojë procedurat burokratike dhe inovacionet. Kështu deklaroi kryetari i Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë (LOE) Trajan Angelloski në Shkup - Forumi Ekonomik dhe Financiar (SHFEF), i cili po mbahet sot në Shkup, ku foli në një panel diskutimi kushtuar perspektivave që dalin nga bashkëpunimin rajonal dhe perspektivat euroatlantike.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle