0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQKorrespondentë MaqedoniLajme nga komunat SQMKD-AL SQ

Ambasadorja amerikane Bërnz dhe kryetarja e komunës Petrovska shpalosën dy pllaka përkujtimore në Manastir

Ambasadorja amerikane Kejt Mari Bërnz pasditen e djeshme e ka vizituar komunën e Manastirit ku bashkë me kryetaren e komunës Natasha Petrovska kanë vizituar disa lokacione në qytet ku janë shpalosur edhe dy pllaka përkujtimore.

Manastir, 29 korrik 2021 (MIA) – Ambasadorja amerikane Kejt Mari Bërnz pasditen e djeshme e ka vizituar komunën e Manastirit ku bashkë me kryetaren e komunës Natasha Petrovska kanë vizituar disa lokacione në qytet ku janë shpalosur edhe dy pllaka përkujtimore.

“Në kujtim të shkollës amerikane për vajza në Manastir dhe edukatores amerikane dhe misionares Meri Luiza Metjuz 1888-1920. Meri Metjuz do të përkujtohet si një grua heroinë e cila në vend të largohet, zgjodhi të mbetet dhe të jep mbështetje për gratë në kohë të vështira”, qëndron në pllakën përkujtimore që në mënyrë solemne u shpalos nga ana e kryetares së komunës Petrovska dhe ambasadores Bërnz në lokacionin që në kohën e Luftës së parë botërore ka ekzistuar shkollë amerikane.

Në lokacionin që paraqet pjesë të arkitekturës së vjetër të qytetit dhe e vendosur në kryeqytet si objekt me rëndësi kulturore është bërë rikujtim i shkurtë për veprën e kësaj misionare nga ana e Jove Pargovskit i punësuar në Entin dhe Muzeun e Manastirit.

Para katit amerikan, ambasadorja dhe kryetarja e komunës Petrovska bashkë me drejtoreshën e Entit dhe Muzeut, Meri Stojanova dhe drejtores së Qendrës për kulturë Maja Andonovska- Ilievska është takuar me ansamblin nga SHBA-ja e cila merr pjesë në festivalin “Ditët e Ilindenit”. mt/

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle