0_Maqedoni.Portal SQPolitikë SQ

Ambasadori i Izraelit Dan Orian, për vizitë në ITShKSh

Ambasadori izraelit Dan Orian dhe konsulli i nderit të shtetit të Izraelit  Gradimir Shumkovski dje patën takim me drejtorin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve (ITShKSh) Skender Asanin dhe ekipin e tij, në të cilin, siç informojnë, është biseduar për arritjet aktuale dhe planet e ardhshme të Departamentit për edukimin dhe studimin e Holokaustit.

Shkup, 19 qershor 2021 (MIA)  – Ambasadori izraelit Dan Orian dhe konsulli i nderit të shtetit të Izraelit  Gradimir Shumkovski dje patën takim me drejtorin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve (ITShKSh) Skender Asanin dhe ekipin e tij, në të cilin, siç informojnë, është biseduar për arritjet aktuale dhe planet e ardhshme të Departamentit për edukimin dhe studimin e Holokaustit.

Asani, theksohet në kumtesë, gjatë takimit ka theksuar se edhe pse vitin e kaluar ambasadori Orian nuk ka mundur rregullisht ta vizitojë vendin tonë për shkak të pandemisë, megjithatë me mbështetjen e tij janë realizuar projekte të rëndësishme dhe jashtëzakonisht të suksesshme së bashku.

Në takim, qëndron në kumtesën e ITShKSh-së, është biseduar për vitet e kaluara, hapjen e Departamentit për edukimin dhe studimin e Holokaustit dhe të gjitha projekteve të tij të suksesshme në vitet e fundit, dhe shumica e bisedës iu kushtua thellimit të mbështetjes dhe partneritetit midis ITShKSh-së dhe universiteteve në Izrael.

Nga ana e ambasadorit Dan Orian është shprehur mbështetje për intensifikimin e mendimit shkencor dhe partneritetin me disa nga universitetet më prestigjioze në Izrael, Universitetin Ban Ilan dhe Universitetin Haifa, me çfarë, thuhet në kumtesën e ITShKSh, është theksuar se nga ana e tij do të ndërmerren hapa për afrimin e institucioneve tona në një nivel edhe më të lartë. ar/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle