0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Përzgjedhja e redaktorit SQMKD-AL SQPolitikë SQ

Alternativa do të jetë pjesë e Qeverisë dhe shumicës parlamentare (video)

Alternativa do të jetë pjesë e Qeverisë dhe shumicës parlamentare, ka vendosur sonte Këshilli qendror, trupi më i lartë i partisë. Siç ka deklaruar zëdhënësi partiak, Orhan Murtezani, vendimi është sjellë me shumicë votash në Këshillin qendror.

Tetovë, 4 dhjetor 2021 (MIA) – Alternativa do të jetë pjesë e Qeverisë dhe shumicës parlamentare, ka vendosur sonte Këshilli qendror, trupi më i lartë i partisë. Siç ka deklaruar zëdhënësi partiak, Orhan Murtezani, vendimi është sjellë me shumicë votash në Këshillin qendror.

Kryetari i partisë, Afrim Gashi në mbledhjen e selisë së partisë në Tetovë ka informuar mbi negociatat dhe pikat programore që është rënë në ujdi. Arsyeja e hyrjes së Alternativës në Qeveri, siç ka thënë Murtezani, janë momenti historik për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE dhe mbylljen e kontestit me Bullgarinë si synime të vendit, por edhe të shqiptarëve, pasi me këtë siç u tha, “do të hapet rruga e eurointegrimeve në mbarë rajonin”.

“Jemi dakorduar që Qeveria të kërkojë hetim ndërkombëtar për rastet ku ka dyshime për implikime politike siç është rasti Monstra, Alfa, Lagja e Trimave, Almir Aliu etj. Kemi dakorduar edhe pika që kanë të bëjnë me zhvillimin e barabartë rajonal, zhvillim ekonomik të Likovës, mbrojtjen e familjes si thelb i shoqërisë që është definicioni ynë bazë programor, por edhe mbrojtjen e çmimit të energjisë elektrike që është shumë me rëndësi në këtë kohë. Konsiderojmë se arritja e këtyre marrëveshjeve është fitore e madhe për vendin, për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë, por edhe fitore partiake e Alternativës”, ka thënë Murtezani.

Me hyrjen në qeveri, ka thënë ai, Alternativa tregoi se është çelësi i zgjidhjes së krizës, jo vetëm dekor me katër deputetë dhe se ajo do të marrë edhe përgjegjësi të rëndësishme.

“Ne do të ndërmarrim detyrime të rëndësishme në shëndetësi, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, energjetikën, organizimin e diasporës, por dhe arsimin dhe kulturën dhe ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve, mbështetjen e jetës ekonomike të të gjithë qytetarëve të vendit”, ka thënë Murtezani.

Të gjitha detajet për atë që është rënë në ujdi rreth hyrjes së Alternativës në qeveri, nesër në ora 13 në Klubin e deputetëve do të informojnë kryetari i partisë Afrim Gashi dhe kryeministri Zoran Zaev ku solemnisht do të nënshkruajnë programin për veprim të përbashkët. fab/

https://www.facebook.com/MediumskaInformativnaAgencija/videos/282516543826834/?t=0

Kontrolloni gjithashtu

Mbylle
Butoni Kthehu në krye
Mbylle