Partitë politike SQZgjedhjet Lokale 2021

Ali Ahmeti nga Dollneni: Bashkë për një jetë më të mirë për qytetarët e Dollnenit

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), fushatën për zgjedhjet lokale sonte e vazhdoi në Dollnen, ku prezantoi kandidatin për kryetar të komunës Urim Ibeski dhe listën e këshilltarëve.

Prilep, 29 shtator 2021 (MIA) – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), fushatën për zgjedhjet lokale
sonte e vazhdoi në Dollnen, ku prezantoi kandidatin për kryetar të komunës Urim Ibeski dhe listën e këshilltarëve.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti para anorëve të Dollnenit theksoi se platforma zgjedhore e partisë së tij ka për bazë Agjendën e blertë e cila garanton jetë më cilësore për të gjithë qytetarët e Dollnenit.

“Marrëveshja paqësore e Ohrit rregulloi marrëdhëniet ndërmjet bashkësive, ndryshoi statusin politik dhe juridik të shqiptarëve dhe bashkësive tjera më të vogla në këto hapësira. Gjithashtu ndryshoi statusin e tyre të barabartë në ekonominë e shtetit.  Tani është Agjenda e blertë që do guxim e përkushtim dhe ekspertë për të materializuar atë. Dhe këtë agjendë, nuk mund ta bëj as të realizojë dikush që nuk ka njohuri, por e bën BDI, bashkimi i juaj sepse ka ekspert, ka funksionar, ka njerëz të ditur dhe është dëshmuar që di të materializojë projekte të mëdha. Të gjitha vendbanimet tona kanë nevojë për kanalizim dhe infrastrukturë më të mirë e për pyllëzime e për ujë të pastër. Është duke u realizuar projekti më i madh për Gazifikimin që i kontribuon kësaj agjende. Janë projekte shumë të rëndësishme siç janë mali Sharr, park kombëtar, e fillova me MO këtë tubim me qëllim për të dhënë porosi për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Vendi ynë sot nuk është si 20 vite më parë, sot jetohet ndryshe në këtë vend. Të gjitha komunitetet janë shumë afër njëri tjetrit. Sot të gjithë komuniteteve ju intereson ardhmëria e këtij vendi. Të gjithë bashkë punojmë për të pasur më shumë paqe dhe siguri, të gjithë angazhohemi dhe presin që vendi të jetë anëtarë i BE-së siç jemi i NATO-s, janë të interesuar për një ekonomi më të zhvilluar, kjo është Maqedonia e Veriut pas Marrëveshjes së Ohrit. Jam sonte këtu bashkë me ju, për të
falënderuar për punën e tij kryetarin aktual Xhemilin, për punën e bërë katër vite me parë. Jam këtu bashkë me deputetin e zonës, me ministrin dhe funksionar tjerë për të dhënë mbështetje të fuqishme kryetarit të ardhshëm të Dollnenit, Urim Ibesku. Dua të ju siguroj që do i qëndrojmë prapa dhe Urimi do ketë mbështetje të fuqishme nga gjithë ekzekutivi për të realizuar projektet dhe premtimet që bën para juve të dashur qytetar”, ka theksuar në fjalimin e tij para të pranishmëve, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Kandidati për komunën e Dollnenit, Urim Ibesku kërkoi mbështetje nga banorët për të vazhduar më tej me realizimin e projekteve që janë në programin zgjedhor për komunën e Dollnenit. Ai tha se motivi kryesor për
të garuar për mandat në krye të komunës janë pikërisht të rinjtë dhe Agjenda e blertë.

“Kënaqësi e imja që para juve paraqitem si kandidat i BDI, kjo sfidë është plot përgjegjësi për jetë më të mirë për banorët këtu, bashkë të vazhdojmë rrugën e zhvillimit të komunës. Ekonomia dhe ulja e papunësisë dhe barazia për mua janë pikënisje, duhet të vazhdojmë me projektet e radhës të cilat janë në realizim e sipër. Të i japim shkëlqim komunës tonë dhe të bëjmë të mirë për jetesë për të gjithë. E di dhe besoj se ju do të shihni rrugën e vërtetë, para se të filloj të tregoj për kampanjën tonë, nuk do jetë vetëm kjo e shkruar por edhe më shumë sepse kemi përkrahje nga qeveria dhe BDI. Besimi i qytetarëve është amanet që nuk duhet harruar. Para kryetarit të nderuar Ahmeti e jap fjalën se do të përdor gjithë potencialin tim se vërtetë do i shërbej popullit dhe nga ju qytetar të dashur kërkoj mbështetje”, ka theksuar në fjalimin e tij, kandidati i BDI-së për komunën e Dollnenit, Urim Ibeski.

Bashkimi Demokratik për Integrim në këto zgjedhje lokale garon me 19 kandidat për kryetar komune dhe me 35 lista për këshilltarë.

Ndryshe, BDI fushatën nesër do ta vazhdojë në komunën e Butelit dhe Shuto Orizares, ku do të prezantojë Platformat për këto komuna, përkatësisht edhe Listat për këshilltarë. mb/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle