
Shkup, 30 shtator 2022 (MIA) – Në Gjykatën themelore penale sot do të shpallet aktvendimi për rastin për vrasjen e hendbollistit kroat, Denis Tot, i cili ishte rrahur deri në vdekje para një klubi të natës në Parkun e qytetit në Shkup.
Në këtë proces, Prokuroria themelore publike – Shkup i ndjek të akuzuarit Anxhelo Gjorgjievski, Klementina Levkovska dhe Andrej Kostovski për vepër penale “vrasje” nga neni 123 paragrafi 1 lidhur me nenin 22 nga Kodi penal. bsh/