Korrespondentë MaqedoniPolitikë SQZgjedhjet Lokale 2021

Aktualisht po vijon votimi në Kumanovë, Likovë dhe Nagoriçan të Vjetër

Rrjedhimisht zbatohet votimi në Kumanovë, kumtoi kryetarja e KZK-së, Brankica Dimkoviq. Të drejtë të  votës  në komunën më të madhe në shtet  kanë 93.986 votues  të cilët votojnë në 167 vendvotime. Sipas të dhënave të KSHZ-së deri në orën 17:00 jehona është 37,84 për qind nga 92,95 për qind e të regjistruarve.

Kumanovë, 17 tetor 2021 (MIA) – Rrjedhimisht zbatohet votimi në Kumanovë, kumtoi kryetarja e KZK-së, Brankica Dimkoviq. Të drejtë të  votës  në komunën më të madhe në shtet  kanë 93.986 votues  të cilët votojnë në 167 vendvotime. Sipas të dhënave të KSHZ-së deri në orën 17:00 jehona është 37,84 për qind nga 92,95 për qind e të regjistruarve.

“Votimi në Kumanovë zhvillohet pa ndërprerë”, deklaroi Dimkoviq.

Votimi zbatohet rrjedhimisht edhe në komunën e Likovës.

“Në mëngjes kemi pasur ndërprerje prej njëzet minuta në vendvotimin e fshatin Matejç, për shkak të problemeve teknike me aparatin “fingerprint” dhe atje  votimi do të vazhdojë deri në orën 19:20, ndërsa në vendet tjera gjithçka shkon  rrjedhimisht dhe votimi zhvillohet pa ndërprerë, informoi kryetarja e KZK-së, Ajshe Demiri.

Në Likovë të drejtë votimi kanë 26,042 votues të cilët votojnë në 36 vende. Sipas KSHZ-së, jehona në këtë komunë deri në orën 17:00 është 28,28 për qind.

Në Nagoriçan të Vjetër të drejtë të votimit kanë 3.262 votues  të cilët të drejtën e tyre të votimit e realizojnë në 38 vendvotime.

“Në vendvotimin në fshatin Ramne, vend i lartë malor kishte ndërprerje e cila zgjati më pak se një orë për shkak të problemeve me aparatin “fingerprint” dhe atje votimi  do të përfundojë deri në orën 19:00,  nuk do të vazhdohet  sepse ka numër të vogël të votuesve. Votimi shkon rrjedhshëm”, deklaroi zëvendëskryetarja e Nagoriçanit të Vjetër, Sllavka Stefanovska-Cvetkovska, Sipas KSHZ-së, jehona në këtë komunë rurale deri në orën 17:00 është 48,25 për qind. sa/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle