Ballkan SQBallkan.portal SQ

Aksion kundër kontrabandës në veri të Kosovës, lëndohen gjashtë policë

Gjashtë zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore, dhjetë banorë të Mitrovicës së Veriut kërkuan ndihmë mjekësore, ndërkaq tetë persona janë arrestuar dhe shoqëruar në stacione policore. Ky është epilogu i një aksioni kundër kontrabandës së Policisë dhe Doganës së Kosovës që u prit me kundërshtim në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan. Aksioni kundër kontrabandës u zhvillua në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle