0_Maqedoni.Portal SQKronikë SQKronikë.portal SQMakedonija.Slajder SQShoqëri SQ

Aksident i rëndë në autostradën Tetovë – Shkup, vdes një person

Një person e humbi jetën në një aksident në autostradën Tetovë - Shkup, në afërsi të fshatit Llaskarc, pasi sonte në orën 17.53 një automjet pasagjerësh "jaguar" me targa të Gostivarit, i drejtuar nga N.I. (49) nga fshati Çegran, ka dalë nga rruga, konfirmuan për MIA-n nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Shkup, 23 tetor 2021 (MIA) –  Një person e humbi jetën në një aksident në autostradën Tetovë – Shkup, në afërsi të fshatit Llaskarc, pasi sonte në orën 17.53 një automjet pasagjerësh “jaguar” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga N.I. (49) nga fshati Çegran, ka dalë nga rruga, konfirmuan për MIA-n nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Në vendin e ngjarjes ka vdekur bashkëudhëtari N.Z. (53) nga fshati Çegran. Drejtuesi N.I. dhe bashkëudhëtarët A.K.Z. dhe B.I. janë lënduar dhe janë dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, shton MPB.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle