0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Ballina – Sllajder SQ0_Web_Përzgjedhja e redaktorit SQMKD-AL SQPolitikë SQ

Ahmeti takoi Ramën dhe Abazoviqin: Ne i takojmë Evropës dhe kthim prapa nga kjo rrugë nuk ka!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti sot në kuadër të Samitit “Ballkani i Hapur” të mbajtur në Ohër ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe atë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Shkup, 8 qershor 2022 (MIA)- Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti sot në kuadër të Samitit “Ballkani i Hapur” të mbajtur në Ohër ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe atë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Ahmeti me këtë rast ka theksuar se kësisoj po fillojnë një kapitull të ri, atë të avancimit të bashkëpunimit kombëtar dhe siç ka shtuar, “zhvillimit të vendeve tona në frymën evropiane”.

“Në Ohër dikur u vendosën themelet e paqes dhe barazisë së vendit tonë, ndërsa sot po në Ohër në Samitin ‘Ballkani i Hapur’ me mikun tim, kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama po fillojmë një kapitull të ri, atë të avancimit të bashkëpunimit kombëtar dhe zhvillimit të vendeve tona në frymën evropiane. Bashkë përcjellim fuqishëm porosinë se i takojmë Evropës dhe se kthim prapa nga kjo rrugë nuk ka!”, theksohet në postimin në Fejsbuk të Ahmetit pas takimit me Ramën.

Ai ka shprehur kënaqësi që tryezës së miqësisë së Samitit i është bashkangjitur edhe kryeministri malazez, Abazoviq.

“Shpresoj që me qasjen konstruktive të bashkëpunimit që tashmë ka vendosur Maqedonia e Veriut me Malin e Zi në të gjitha fushat ta vijojmë dhe avancojmë bashkëpunimin në synimet për t’i thyer muret e stagnimit mes vendeve të rajonit dhe për të realizuar ëndrrën e përbashkët të integrimit evropian”, thekson mes tjerash Ahmeti.

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle