0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQ0_Web_Përzgjedhja e redaktorit SQMKD-AL SQPolitikë SQZgjedhjet Lokale 2021

Ahmeti: Komunat na nevojiten për realizimin e agjendës së gjelbër

Nevojitet sundim i së drejtës, mjedis i pastër jetësor, pasi pa to BE nuk do t’i hapë dyert dhe prandaj duhet të mobilizohemi për votime të dielën, ka porositur lideri i BDI-së Ali Ahmeti në Debresh të Gostivarit.

Gostivar, 24 tetor 2021 (MIA) – Nevojitet sundim i së drejtës, mjedis i pastër jetësor, pasi pa to BE nuk do t’i hapë dyert dhe prandaj duhet të mobilizohemi për votime të dielën, ka porositur lideri i BDI-së Ali Ahmeti në Debresh të Gostivarit.

Ai është përqendruar edhe në aktivitetin e oponentëve politik që sipas tij kanë koalicionuar për interesa joparimore.

“Për këto njëzet vjet kemi bërë shumë për të gjithë. Nuk e di se si të tjerët dalin dhe thonë se VMRO na përkrahë, ndërsa ata janë me VMRO-në në Kërçovën time dhe Gostivar. Deri dje janë ofenduar, sot janë bashkë. Duhet komunikim, por jo edhe mbështetje prej tyre. Duam barazi të plotë, por pa paragjykime. Vlerësoj që ju do të vendosni për të gjithë rreth një mijë vota në Debresh dhe duhet doemos bashkë me Nevzat Bejtën të angazhohemi që Debreshi t’i lëviz punët në të mirë”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka folur edhe për sukseset e arritura si parti në vitet e kaluara dhe ka përmendur tre universitetet, përdorimin e gjuhës, përfaqësimin e drejtë.

Sipas Ahmetit, BDI-ja hapi një kapitull të ri, “agjendën e gjelbër” ku përveç shpalljes së Malit Sharr Park kombëtar janë përfshirë edhe Korridori 8 dhe gazifikimi dhe më shumë investime kapitale. Për ta, siç theksoi ai, nevojitet mbështetje lokale.

Në tubim foli edhe kandidati për kryetar i Gostivarit, Nevzat Bejta i cili theksoi se programi është bërë në bashkëpunim me iniciativën qytetare “Gostivar e dua” dhe se ajo të realizohet.

“Në këto zgjedhje ne dalim me program që përfshinë çështje të rëndësishme. Ajo përmban zgjidhjen e përhershme të situatës me kanalizimin dhe ujësjellësin në Debresh. Këto investime do të realizohen nga tre buxhete, ai i komunës, buxheti i shtetit për të cilin e kemi mbështetjen. Së treti janë fondet që do t’i sigurojmë nga fondet ndërkombëtare. Ndryshe nga të tjerët, ne vijmë të punojmë, të realizojmë projekte, ndaj kërkojmë mbështetjen tuaj. Më 31 tetor bashkë me ju do të festojmë fitoren e madhe të BDI-së”, tha Bejta. fab/

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle