0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQ0_Web_Përzgjedhja e redaktorit SQMKD-AL SQPolitikë SQZgjedhjet Lokale 2021

Ahmeti: Fitorja është e juaja dhe e të gjithë qytetarëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti i ka falënderuar qytetarët shqiptarë për mbështetjen në zgjedhjet e djeshme lokale ku edhe njëherë u dëshmua se kjo parti është forca më e madhe politike shqiptare në vend.

Shkup, 18 tetor 2021 (MIA) – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti i ka falënderuar qytetarët shqiptarë për mbështetjen në zgjedhjet e djeshme lokale ku edhe njëherë u dëshmua se kjo parti është forca më e madhe politike shqiptare në vend.

Ahmeti e ka vlerësuar fushatën zgjedhore si të qetë dhe demokratike ku të gjithë kandidatët kanë shpalosur programet e tyre zgjedhore.

“Bashkë ia dolëm edhe kësaj here dhe unë jam shumë mirënjohës e falënderuar për kontributin e secilit prej jush gjatë fushatës dhe ditës së djeshme. BDI është e juaja, është projekt kombëtar ku hise kemi të gjithë dhe unë ju premtoj se asnjëherë nuk do ju zhgënjej. Përgjegjësinë që ma ngarkoni mbi supe me besimin tuaj e konsideroj si bekim dhe shtytje për të bërë edhe më shumë, edhe më mirë.  Jemi bashkë në këtë rrugëtim dhe çdo hap do ta ecim bashkërisht me të gjithë qytetarët. Kjo fitore është e juaja, e të gjithë qytetarëve”, thuhet në falënderimin e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti. fab/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle