
Barcelonë, 9 gusht 2021 (MIA) – Sulmuesi Barcelonës, Serhio Aguero ka marrë një dëmtim në këmbën e djathtë. Ai do të jetë jashtë fushës rreth 10 javë, shkruan “AS”.
Aguero sot i është nënshtruar rezonancës magnetike që e ka konfirmuar seriozitetin e lëndimit. Fillimisht, Shtabi mjekësor i Barcelonës ka prognozuar tre deri në katër javë rikuperim.
Ish lojtari i Mançester Sitit sezonin e kaluar ka luajtur vetëm 12 ndeshje në Premier ligë. Arsyeja e mungesës ka qenë poashtu lëndimi.
Aguero i është bashkuar Barcelonës si lojtar i lirë këtë verë. fab/