0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQMakedonija.Slajder SQPolitikë SQ

Ademi: Bashkëpunimi rajonal dhe perspektiva evropiane në fokusin e KOSAP

Komisioni për Çështje evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Ohër ishte nikoqir i Konferencës së 18-të të Komisioneve Parlamentare për çështje evropiane të vendeve të përfshira në Procesin e Stabilizimit dhe Asociimit të Evropës Juglindore ose shkurtimisht KOSAP, ku morën pjesë anëtarë të Komisioneve Parlamentare për Integrime/Çështje evropiane nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, si dhe anëtarë të Komisioneve për integrime evropiane të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Republikës së Turqisë dhe Kuvendit të Kosovës, në sajë të mbikëqyrësve.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle