EuropeEurope.portalSvet.Slajder

Austria e intensifikon luftën kundër terrorizmit

Parlamenti i Austrisë mbrëmë miratoi reformë të shërbimit të inteligjencës nacionale me qëllim që të zvogëlohet dënimi nga terrorizmi, lajmëroi agjencia gazetareske gjermane DPA.

Vjenë, 9 korrik 2021 (MIA) – Parlamenti i Austrisë mbrëmë miratoi reformë të shërbimit të inteligjencës nacionale me qëllim që të zvogëlohet dënimi nga terrorizmi, lajmëroi agjencia gazetareske gjermane DPA.

Drejtoria e re për mbrojtje shtetërore dhe inteligjencë do t’i ketë kompetencat që deri tani i kishte policia shtetërore për parandalim të rreziqeve dhe shërbimit të inteligjencës për analiza të rreziqeve.

Qendra e re për informata dhe situata do t’i identifikojë dhe sigurojë të dhënat për kërcënimet dhe sulmuesit potencial në mënyrë më efikase. Reforma kryesisht ishte për shkak të mossukseseve të inteligjencës para sulmit terrorist në Vjenë në nëntor të vitit 2020.

Partitë politike i përshëndetën masat e reja për kontroll. Në të ardhmen, do të ketë trup të pavarur të përbërë prej tre ekspertëve të emëruar me shumicë prej dy të tretave të deputetëve, mandati i të cilëve do të jetë dhjetë vjet.

Ish shërbimi federal për mbrojtje të Kushtetutës dhe luftës kundër terrorizmit viteve të fundit disa herë e ka tërhequr vëmendjen e mediumeve. Sipas ministrit të Punëve të Brendshme Karl Nehamer, problemi  i saj më i madh ishte humbja e besimit në nivel nacional dhe ndërkombëtar. sa/

Back to top button
Close